Bulevardi Bajram Curri 4 javë më parë
0 Dhomat e gjumit
2 Tualete
Garazh
204 m2
Air Conditioning
Internet
CCTV
• Downtown One është një ndërtim 37 kate mbi tokë dhe 5 kate parkimi nëntokë, multifunksional, i pozicionuar në zemër të Tiranës. Objekti, i cili do të jetë ndërtimi më i lartë në Shqipëri me një lartësi prej 144m, do të jetë plotësisht funksional në vitin 2024. • Hapësira e biznesit shtrihet në 11 kate dhe ofron ambjente bashkëkohore për kompanitë e mëdha ose bizneset e vogla që dëshirojnë të reflektojnë prestigjin e Downtown One. Hapësirat e biznesit janë lehtësisht të përshtatshme në varësi të kërkesave të biznesit tuaj për zyra, salla mbledhjesh e ambjente të tjera pune. Në një distancë të shkurtër nga gjithë institucionet kryesore dhe me parkim të garantuar, një zyrë në Downtown One do të jetë investimi më i vlefshëm për zhvilimin e biznesit tuaj dhe imazhit të tij. - Katet 5-15. - Total 11 kate. - Shkarkues mbetjesh në çdo kat. • Zyra eshte open space, me siperfaqe 204m2. - Ndodhet ne katin e 15. - Recepsion i dedikuar për zonën e biznesit. - Sistem qëndror ngrohje-ftohje-ventilim. • Shitet dhe parkim sipas preferences ne katin -1, -2, -3, -4 ose ne -5 me cmim ekstra. • Vecoria më interesante e stilit arkitekturor është harta e Shqipërisë e skalitur në zemër të fasadës dhe kombinimi i ballkoneve dhe llozhave që simbolizojnë malet e Shqipërisë.Ky ndertim respekton parametra dhe standarde të paaplikuara më parë në Shqipëri për të garantuar siguri dhe qëndrueshmëri absolute. • Lidhet drejtpërdrejtë me akset kryesore: me unazën e vogël, vetëm 10 minuta larg unazës së madhe, 2 minuta larg Bulevardit Qendror dhe me akses të pakrahasueshëm me institucionet qendrore e vendore dhe sektorin financiar. Per me shume informacion, na kontaktoni!
Detajet e Kontaktit
Publikuar nga CENTURY 21 Bridge