Jepet me qira apartament 1+1 në një nga zonat më të preferuara dhe më të kërkuara të Tiranës, në zonën e Bllokut, në Rrugën Margarita Tutulani, përballë shkollës Petro Nini.
Apartamenti ndodhet në katin e dytë të një pallati ekzistues dhe është totalisht i saporinovuar, me një arredim modern dhe mobilim të ri. Ai ofrohet i pajisur me të gjitha elektroshtepiaket dhe pajisjet e nevojshme për një jetesë sa më komode dhe funksionale.
Pozicioni i tij strategjik mundëson akses të menjëhershëm në një gamë të gjerë shërbimesh, institucionesh, supermarketesh, kafenesh dhe restorantesh, duke e bërë një zgjedhje ideale për individë ose çifte që kërkojnë rehati dhe komoditet në një nga zonat më dinamike të kryeqytetit.
**Detajet e pronës:**
- Tipologjia: 1+1
- Vendndodhja: Bllok, Rruga Margarita Tutulani
- Kati: 2
- Gjendja: I saporinovuar
- Mobilimi: Mobilim i ri dhe pajisje të reja
- Çmimi: 800 €/muaj
Kalkulatori i buxhetit te qirase
Ju mund të përballoni nje qira prej €0/muaj
Ju keni €0/mo të mbetura për shpenzim.
25%
€0
50%
37% e të ardhurave neto
KUJDES: Shuma e qirasë se llogaritur është thjesht një sugjerim. Të gjithë faktorët personalë dhe financiarë duhet të merren parasysh përpara nënshkrimit të një kontrate qiraje.
Detajet e Kontaktit
Publikuar nga Ardit Biba