Një pronë që kombinon lokacionin premium, elegancën dhe cilësinë e lartë të investimit! Në një nga zonat më të kërkuara dhe elitare të Tiranës, në Rrugën e Kosovarëve, jepet me qira një apartament 1+1, i pozicionuar në katin e 6-të të një ndërtimi me standarde shumë të larta cilësie. Apartamenti ka një sipërfaqe prej 70 m² dhe ofrohet totalisht i ri, i pabanuar më parë, i arreduar me shumë kujdes në çdo detaj dhe me mobilim e investime cilësore, duke krijuar një ambient modern, elegant dhe komod. Organizimi i brendshëm: Ambient ndenjeje dhe kuzhinë me hapësirën e ngrënies Dhomë gjumi Tualet Ballkon Korridor shpërndarës Një zgjedhje ideale për ata që kërkojnë më shumë sesa një apartament me qira: një ambient të kuruar, komoditet të lartë dhe një adresë prestigjioze, në një nga lokacionet më të preferuara të kryeqytetit. 70 m² | Kati i 6-të | Rruga e Kosovarëve
Kalkulatori i buxhetit te qirase
Ju mund të përballoni nje qira prej €0/muaj
Ju keni €0/mo të mbetura për shpenzim.
25%
€0
50%
37% e të ardhurave neto
KUJDES: Shuma e qirasë se llogaritur është thjesht një sugjerim. Të gjithë faktorët personalë dhe financiarë duhet të merren parasysh përpara nënshkrimit të një kontrate qiraje.
Detajet e Kontaktit
Publikuar nga Ermir