Përshkrimi
Qira, Apartament 2+1+blk+D+Garderobe, Xhamllik, 900 Euro /muaj
Karakteristika te prones:
–Apartament 2+1
–Zona Xhamllik
–Rruga Xhanfize Keko, prane Rossman & Lala
– Pallat i ri me 2 ashensore
– Kati 5
– I mobiluar
– Siperfaqja 137m²
– Cmimi 900 Euro/muaj
Jepet per here te pare me qira apartament 2+1+2, totalisht i mobiluar dhe i investuar, në zonën e Xhamllikut, në Rrugën Xhanfize Keko, pranë Rossmann & Lala.
Apartamenti ka një organizim funksional dhe ofron hapësirë të bollshme, ku përfshihen salloni i ndenjjes me ambientin e gatimit, dy dhoma gjumi, garderobë e dedikuar, dy tualete, ambient lavanderie dhe ballkon.
Prona është e arreduar në stil modern, me mobilim cilësor dhe pajisje elektroshtëpiake të kompletuara, duke përfshirë frigoriferin, pianurën, furrën, aspiratorin dhe lavatriçen.
Gjithashtu, apartamenti disponon sistem kondicionimi për ngrohje dhe ftohje, si dhe televizor. Pozicionimi në katin e pestë dhe dy ashensorët e pallatit ofrojnë lehtësi dhe komoditet në përditshmëri.
Kompleksi ofron standard të lartë ndërtimi, administrim profesional, siguri 24/7, ambiente të gjelbra dhe organizim shumë të mirë komunitar. Zona është e qetë, me akses të shpejtë në rrugët kryesore, shërbime, supermarkete, bare & restorante.
Per me shume informacione ose per nje vizite ne prone kontaktoni ne numrin e agjencise imobiliare!
0692096050
Detajet e Kontaktit
Publikuar nga SENA REAL ESTATE