WHITE TOWER SHESIM DUPLEX 3+1+2 KOMUNA E PARISIT, TIRANË Një apartament me hapësira të bollshme, organizim funksional dhe dalje në ballkone nga e gjithë hapësira e banimit. I pozicionuar në katin e 4-t të një godine 17-katëshe, ky duplex ofron komoditetin dhe hapësirën e nevojshme për një jetesë moderne. Detajet e pronës: * Sipërfaqe neto: 171.3 m² * Sipërfaqe bruto: 205.6 m² * Kati i parë: 101 m² * Kati i dytë: 70.3 m² * Organizimi: Duplex 3+1+2 * 3 dhoma gjumi * 2 tualete me ajrosje natyrale * Dalje në ballkon nga e gjithë hapësira e apartamentit * Mundësi blerjeje edhe të një posti parkimi me çmim ekstra Gjendja e pronës: Apartamenti ndodhet në fazën përfundimtare të punimeve dhe parashikohet të jetë i banueshëm brenda 3 muajve. Një mundësi ideale për ata që kërkojnë hapësirë, funksionalitet dhe një pronë në një nga zonat më të kërkuara të Tiranës. 📞 Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë në pronë, na kontaktoni!
Detajet e Kontaktit
Publikuar nga Ermir