Ofrojme për shitje një pronë komerciale me sipërfaqe totale 181 m², nga të cilat 157 m² neto, të pozicionuar në katin e parë të një ndërtese përgjatë Pedonales së Fierit.
Ambienti ka një vendndodhje të favorshme për zhvillimin e aktiviteteve tregtare dhe profesionale. Disponon verandë me pamje nga rruga, duke ofruar ekspozim dhe mundësi të ndryshme shfrytëzimi për biznesin.
KARAKTERISTIKAT E PRONËS :
▪️ Sipërfaqja totale: 181 m²
▪️ Sipërfaqja neto: 157 m²
▪️ Kati: 1
▪️ Poshtë pronës ndodhet vetëm hapësira e shkallëve, pa ambiente të tjera ndërtimi
▪️ Verandë me pamje nga Pedonalja
▪️ Pozicionim buzë rrugës
▪️ E përshtatshme për aktivitete të ndryshme biznesi
Detajet e Kontaktit
Publikuar nga Andja Keko