image

Tatimi i te ardhurave nga qeraja

  • svg Legjislacion
  • Admin
  • svg

Nese jeni ne nje marredhenie qiraje, automatikisht ju lind detyrimi per pagesen e tatimit ne burim ne shumen 15% te qirase mujore.

Kete shume qiramarresi eshte I detyruar ta zbresi nga shuma e pageses dhe ta kaloje ne organet perkatese. Kjo pagese duhet te kryhet deri ne date 20 te muajit pasardhes.

Tatimi në burim është obligim pagese për pronarin kur pronën që jep me qira e ka një individ/familje dhe për palën tjetër në rast se e ka me qira një kompani/organizatë.

Deklarimi dhe pagesa mund të kryhen on-line, por më parë individi përfitues duhet të paraqitet pranë zyrës së Shërbimit të Tatimpaguesve pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore, më afër tij, për t’u regjistruar për përgjegjësinë tatimore të tatimit në burim dhe për t’u pajisur me fjalëkalimin për hyrjen në llogarinë e tij në sistemin e deklarimit elektronik.