Rruga Myhedin Llagami 1 javë më parë
6 Dhomat e gjumit
7 Tualete
4 Garazh
436 m2
Air Conditioning
Lavapjate
Internet
TV
CCTV
LUXURY PENTHOUSE 5 IN 1 REZIDENCA ‘’SQUARE 21” Penthouse përfshin të gjithë katin e fundit të nje pallati, me dy ashensorë të dedikuar brenda katit. Sipërfaqja totale e brendshme e Katit/ Penthouse : 436 m2 4 Poste Parkimi në katin -1 Tarraca e të gjithë katit e aksesueshme për shfrytëzim nga pronari. Vendndodhja e Rezidences: Penthouse ndodhet në Rezidencën SQUARE 21 i cili ndodhet vetëm 1.9km larg sheshit Skëndërbej. Pallati është konceptuar të kete siguri dhe privatësi absolute, me survejim me kamera 24 orë. SQUARE 21 ofron sipërfaqe të përbashkët, kopshte të gjelbëruara me pemë të larta, pishina të brendshme, palestër, ambiente shërbimi të ndryshme për cdo nevojë. Objekti është totalisht i mbojtur nga fasada e ventiluar, e cila ofron qëndrueshmëri dhe jetëgjatësi të fasadës si edhe eficiencë të lartë në kursimin e energjisë për ngrohje dhe ftohje. Izolimi akustik tek SQUARE 21 eshtë realizuar me teknologjinë e fjalës së fundit për të ofruar një jetesë me standartet më të larta që ju largon nga zhurmat e qytetit. Teknologjia e përdorur për termoizolimin e SQUARE 21 ju mundëson të keni një ambient banimi të fresket në verë dhe të ngrohtë në verë duke kursyer energjinë elektrike. Penthouse 5 in 1 përfshin ndarjen e gjithë katit si më poshtë: • 6 Dhoma gjumi • 7 Tualete • 5 Kuzhina • 5 Sallone ndenje • Ambient ngrenie • Lavanderi • 2 Ashensore të dedikuar vetëm për Penthouse në katin e fundit të pallatit • 4 Poste Parkimi te bollshme me lartesi 6 m • 500 m2 tarrace për përdorim Ky Penthouse është konceptuar për Familje të madhe , investim, Airbnb etj. Rezidenca është e ndarë në 1 Apartament kryesor të madh me 2 Dhoma gjumi + Ambient ndenje dhe gatimi, 3 Tualete, Lavanderi me makine larje dhe tharje te vecuara, Garderobë, si dhe 4 Apartamente 1+1 me kuzhinat përkatesë, dhomat e gjumit dhe banjot e plota. Rezidenca ka dhe 4 Poste Parkimi të bollshme ku mund të parkohen makina të medha, më të mëdha se parkimet standarte në Shqipëri. Keto poste parkimi në katin -1, ngjitur dhe pranë ashensorit dhe jane të ndara vec parkimve të tjera, nga të cilat i ndan një mur perimetral. NDËRTIMI I BRENDËSHËM Sipërfaqet e brendshme janë ndërtuar nga Pronari me konceptet e ndërtimit në USA. Me këtë menyrë ndërtimi janë zgjidhur problemet si më poshtë: • Izolimi i rezidencës (hidroizolimi, termoizolimi dhe zeizolimi për muret e brendshme) • Sistem kondicionimi Ngrohje -ftohje në cdo ambient të Penthouse, përfshirë korridore dhe tualete. • Të gjitha instalimet hidraulike dhe elektrike janë ne mure, jo në dysheme. Kjo ofron një zgjidhje të favorshme për cdo ndryshim të mundshëm me kalimin e viteve. • Të gjitha muret ndarëse të brendshme nuk janë me tulla dhe suvatim, por me mure dopio cilësore gipsi ku përfshihen dhe izolimet përkatëse. VECORITE SPECIFIKE TË NDËRTIMIT TË BRENDSHËM 1. Lartësia e ambienteve: Lartësia e ambienteve te Penthouse është 3.2 m. Lartësia e posteve të parkimit është 6 m. 2. Muret ndarëse: Muret ndarese për të gjithë Penthouse janë ndërtuar me skelete metalike Knauf, pllaka gipsi të dyfishtë. 3. Izolimi Cdo tavan dhe mur i brendshëm është izoluar me lesh guri mineral dhe me fletë alumini, për të patur një termo dhe hidroizolim të plotë në menyrë që të pengoje lageshtinë nga jashtë dhe për të ruajtur temperaturë e sipërfaqeve të brendshme. 4. Instalimet Të gjitha tubacionet dhe linjat për ngrohjen, ftohjen, tubacione hidraulike si edhe linjat elektrike janë të pozicionuara në tavane, dhe zbresin nga lart nëpër mure aty ku duhen (Celsa, priza, rubineta, grupe dushi etj). 5. Sistemi i ngrohje dhe i ftohjes – HVAC: Sistemi i instaluar në këtë Penthouse është më i miri që egziston në Shqipëri. Ai përbehet nga 7 zona të vecanta të cilat kontrollohen vecmas për cdo Apartament. Sistemi HVAC mundëson gjithashtu futjen e ajrit të freksët në cdo kohë në Penthouse. Grilat të cilat janë të pozicionuara në tavane, janë për cdo ambient të rezidences, korridore, tualete, garderobë, kuzhina etj. Ky sistem është përfunduar duke ndjekur dhe zbatuar të gjitha kodet dhe kushtet teknike të aplikuara në USA. 6. Sistemi elektrik: Të gjitha instalimet elektrike janë bërë duke përdorur kodet elektrike në USA, me panelin kryesor jashtë, nën-panele të vecanta në cdo apartament. Të gjithë ndricuesit dekorativ janë të prodhimeve shumë cilësore Italiane dhe Zviceriane. 7. Sistemi hidraulik: Të gjitha instalimet elektrike jane bërë duke përdorur kodet hidraulike në USA. Janë përdorur tuba multistrat, bolier me inverter për kursimin e energjisë elektrike, mishelatore per lavamanet dhe dushet të markës “Grohe”, të cilesisë së larte me valvulat termostatike. Detaje të tjera: • Të gjitha muret e apartamenteve dhe një pjesë e tavaneve janë të veshura me leter dekorative shumë cilësore, të kompanisë gjermane Marburg. • Të gjitha apartamentet janë me tavane të varura me dy ose tre nivele, me ndricim led të fshehur, perfshirë këtu dhe tualetet. • Të gjitha ballkonet janë të shtruara me gur natyral dekorativ dhe tavanet të veshura me dru. • Njësia qendrore e kondicionimit është e pozicionur në tarace. • Për të patur siguri shtesë për furnizimin e vazhdueshëm me ujë, në taracë ështe montuar depozitë inoksi uji 1000L me filtra për pastrimin e ujit dhe pompë të fuqishme për presion të plotë të ujit në cdo ambient. • Të gjitha korridoret janë të veshura me dru lisi dhe korniza dekorative.
Detajet e Kontaktit
Publikuar nga Future Home Unaza