image

Lajm i fundit: Bashkia e Tiranës shpall 1500 fituesit e kredive të buta për vitin 2026

  • svg Informacion
  • svg

Bashkia e Tiranës ka shpallur rreth 1500 aplikues fitues të programit social të subvencionimit të interesave të kredive për vitin 2026, duke u krijuar mundësi familjeve dhe individëve të përfitojnë kredi me kushte lehtësuese për blerjen e një banese në kryeqytet.


Lista e përfituesve është dërguar për miratim në mbledhjen e muajit tetor të Këshillit Bashkiak të Tiranës. Përmes këtij programi, interesat e kredive subvencionohen nga buxheti i shtetit, ndërsa përfituesit mund të shlyejnë kredinë me një normë interesi prej 3%, sipas kushteve të përcaktuara.


Pas miratimit të listës nga Këshilli Bashkiak, qytetarët e shpallur fitues duhet të paraqiten pranë bankave të nivelit të dytë që kanë marrëveshje me Bashkinë e Tiranës, për të vijuar procedurat e marrjes së kredisë.


Shuma e kredisë përcaktohet në varësi të numrit të anëtarëve të familjes dhe kritereve të programit.


Kjo skemë mbështet familjet me të ardhura të ulëta dhe synon të lehtësojë aksesin në strehim, në një kohë kur çmimet e banesave në kryeqytet mbeten një sfidë për shumë qytetarë.


Burimi: Bashkia e Tiranës